Politika e Privatësisë
Kjo politikë shpjegon se cilat të dhëna mbledhim përmes platformës Vrojto, pse i përpunojmë, ku ruhen, dhe cilat janë të drejtat tuaja. Kontrollues i të dhënave është Vivab SH.P.K, Prishtinë, Republika e Kosovës.
1. Çfarë mbledhim
- Të dhëna të llogarisë: emër, email, kompani, rol.
- Profili i kompanisë: aktivitetet, fushat CPV, ekipi, fituesit historikë; çfarë vendosni ju në onboarding ose në cilësime.
- Përdorimi i shërbimit: log-e të aksesit, veprime brenda platformës, kërkesa ndaj API-së sonë (për sigurinë dhe diagnostikën).
- Pagesa: trajtohet nga një ofrues i licencuar i pagesave. Ne nuk e shohim numrin e plotë të kartës. Ne ruajmë referenca minimale për fatura dhe rinovime.
Ne nuk pranojmë ngarkim të dokumenteve të ofertës suaj. Lista e kërkesave që Vrojto nxjerr nga dosja e tenderit shërben si listë verifikimi, dhe ju e plotësoni vetë duke krahasuar me dokumentet tuaja jashtë platformës. Asnjë skedar i kompanisë suaj nuk udhëton nga ju te ne për t'u përpunuar.
- Përjashtim: avatari i profilit (opsional) dhe çdo skedar që mund ta shtoni në të ardhmen përmes një feature të ri do të jenë gjithmonë të deklaruar paraprakisht.
2. Pse i përpunojmë
- Ofrimin e shërbimit, përmirësimin e tij dhe mbështetjen e klientit.
- Faturimin dhe parandalimin e mashtrimit.
- Përmbushjen e detyrimeve ligjore (kontabilitet, raportim).
- Komunikime tregtare bazë (njoftime për veçori të reja), vetëm kur ju kemi marrë lejen ose kur lejohet sipas ligjit.
3. Ku ruhen
Të dhënat ruhen në infrastrukturë cloud brenda Bashkimit Evropian (Irlandë). Backup-et ruhen në të njëjtin rajon.
4. Me kë i ndajmë
- Ofrues cloud për bazën e të dhënave, identifikimin e përdoruesve dhe ruajtjen e skedarëve (i vendosur në BE).
- Ofrues i inteligjencës artificiale për vlerësimin e tenderëve dhe nxjerrjen e kërkesave nga dosja. Prompt-et që dërgojmë përmbajnë profilin e kompanisë dhe tekstin e tenderit publik, jo informacione të tjera identifikuese.
- Ofrues i kërkimit semantik (vektorë matematikorë) për të lidhur tenderët me profilin tuaj.
- Ofrues i licencuar i pagesave për procesimin e transaksioneve me kartë.
- Ofrues hostingu cloud për aplikacionin dhe shërbimet e prapme (në BE).
- Ofrues të dërgimit të email-it dhe njoftimeve (opsionale, p.sh. njoftime në Telegram nëse i aktivizoni vetë).
Asnjë nga këta partnerë nuk ka të drejtë t'i përdorë të dhënat tuaja për qëllimet e tyre. Të dhënat publike (tenderët, kontratat) trajtohen si informacion publik nga burimet zyrtare.
5. Sa kohë i mbajmë
- Llogaria aktive: derisa ta përdorni shërbimin.
- Pas mbylljes së llogarisë: të dhënat personale fshihen brenda 30 ditëve, përveç dokumenteve të faturimit që ligji kërkon t'i ruajmë (deri 10 vjet sipas legjislacionit kontabël të Kosovës).
- Log-et e sigurisë: deri 90 ditë.
6. Të drejtat tuaja
Ju keni të drejtat e mëposhtme në lidhje me të dhënat tuaja personale:
- E drejta për akses, korrigjim ose fshirje të të dhënave tuaja.
- E drejta për kufizim ose kundërshtim të përpunimit.
- E drejta për bartshmëri të të dhënave.
- E drejta për ankesë pranë autoritetit kompetent.
Për çdo kërkesë: info@vrojto.com.
7. Cookies
Ne përdorim cookies thelbësore për autentikim (të nevojshme për funksionimin e platformës). Nuk përdorim cookies reklamimi. Statistika anonime të përdorimit mund të mblidhen me mjete bazë analitike (pa identifikim individual).
8. Ndryshimet në këtë politikë
Çdo ndryshim material njoftohet me email të paktën 14 ditë para hyrjes në fuqi.
9. Kontakti
Vivab SH.P.K · Prishtinë, Kosovë · Email: info@vrojto.com